Një i ri nga Rumania shpëtoi gjallë pasi mori një plumb në kokë, nga një e shtënë që vinte prej 3.2 kilometrash larg.
Duke qenë se vinte nga distancë e largët, plumbi i mbeti mbi sipërfaqen e kokës.
Edhe pse ishte shumë larg nga skena ku po hapej zjarr, 22-vjeçari përfundoi me një plumb i cili kishte mbetur pjesërisht jashtë dhe pjesërisht brenda kafkës së tij.
I riu sapo kishte dalë nga makina, dhe ndodhej goxha larg nga rreziku në momentin që u godit nga plumbi i qëlluar prej një oficeri policie në qytetin Targu Carbunesti.
Duke qenë 22-vjeçari ishte shumë larg nga vendi ku u hap zjarr, plumbi nuk pati më fuqinë e nevojshme që t'i hynte plotësisht në kafkë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të mbeste diku në mes.
Ai u dërgua në spital, por menjëherë mori vesh se nuk mund të bënte operacion menjëherë pasi situata mund të përkeqësohej. Kështu, i riu shkoi në një spital tjetër, ku specialistët arritën që t'ia hiqnin me sukses.
Pasi kaloi incidenti, ai u shpreh se po dilte nga makina në momentin që ndjeu një dhimbje në kokë. Sa i përket policit, ai kishte qenë duke testuar aftësitë e tij për të qëlluar bashkë me një koleg tjetër.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania