U propagandua me të madhe nga qeveria, dështon marrëveshja me Italinë për njohjen e patentave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2019, 21:07

Italia i ka dhënë një "shuplakë" të fortë qeverisë shqiptare.

Ndonëse nga emigrantët shqiptarë në Itali, por jo vetëm, mezi pritej njohja e lejeve të drejtimit pas marrëveshjes së firmosur në 14 gusht mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, e cila pritej të hynte në fuqi në 8 shtator, mesa duket gjithçka do të mbetet vetëm në letra, pavarësisht propagandës së madhe që iu bë gjatë muajit gusht.

Kjo pasi qeveria italiane ka publikuar një dokument ku shpjegon me detaje rrugën që duhet të ndiqet për të përfituar, kush do të jenë përfituesit, si dhe sasinë e parave që duhet të paguajnë.

Nga qeveria shqiptare u tha se të vetmit që do përfitonin ishin ata persona që ishin pajisur me modelin e ri të lejeve të drejtimit të lëshuara nga janari i vitit 2017.

Por në të vërtetë, qytetarët shqiptarë që banojnë në Itali prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë në dorë patentën e re, përballen me problematike të shumta.

Në dokumentin e publikuar nga Ministria italiane e Transportit, të drejtën për të përfituar njohjen e patentave do ta kenë vetëm emigrantët që janë rezident tre vitet e fundit dhe janë të punësuar me kontratë, numri i të cilëve është i paktë.

Mirëpo Italia prej më shumë se pesë vitesh po përjeton një krizë të madhe në tregun e punës dhe në këtë situatë punëtorët janë pa kontrata të rregullta, gjë e cila penalizon shqiptarët.

Rreth 500 mijë shqiptarë në Itali janë të pajisur me patenta të para viteve 2015. Rregullat e reja të vendosura nga qeveria italiane përjashtojnë automatikisht emigrantët shqiptarë në Itali.

Gjithashtu për njohjen e lejes së drejtimit me Italinë është vendosur një kosto financiare shtesë që shkon mbi 500 euro.

Por nuk mbaron me kaq, kjo kosto rritet ndjeshëm për ata që kanë leje drejtimi të lëshuara para vitit 2017.

Lajmi më i keq është se të njëjtin fat do ta kenë edhe automjeteve shqiptare që punojnë në Greqi, pasi e njëjta marrëveshje është firmosur edhe me palën greke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit