Një 40-vjeçare ishte duke i bërë disa foto hënës me idenë për të bërë një shaka por mbeti e habitur nga rezultati. Ajo që kapi në kamera dukej sikur shfaqte momentin kur dy figura po 'shkonin drejt një drite në parajsë'.
E premtja e shkuar ishte ditë ku ndodhën disa gjëra 'supernatyrale' si Hëna e rrallë e të Korrave në qiell e shoqëruar nga data 13 dhe e premtja. Event që nuk ndodhte që në vitin 2000.
Melissa Bauman, nga Wareham, Massachusetts, po përgatitej të bënte një foto 'mistike' të hënës por gjithsesi mbeti e habitur nga rezultati. Bauman e bëri foton nga dhoma e gjumit por ndërkohë që po shihte në ekranin e celularit vuri re se dukej sikur kishte njerëz në qiell.
Në foto dukej sikur ishin dy persona duke ecur drejt hënës ndërsa një i tretë u uronte 'mirëseardhjen' duke u dhënë dorën.
Me shumë mundësi pamja e çuditshme është formuar nga gjurmët që mund të kenë qenë në dritare në momentin që është bërë fotoja.
40-vjeçarja tha:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania