Google tani të lejon te regjistrohesh tek disa nga shërbimet e tij në Chrome në Android duke përdorur vetëm fingerprint, sesa duke shkruar një password. Sipas Google help page, feature gjithashtu të lejon të regjistrohesh duke përdorur cilëndo metodë që ti ke përdorur për të hapur celularin, e cila mund të përfshijë pins dhe pattern.
Celularët Android tanimë të lejojnë të përdorësh fingerprint për autentikimin e Google Pay për blerjet dhe regjistrimin në aplikacion. Ajo cka është e re ka të bëjë me faktin të jesh në gjëndje të përdorësh të njëjtin fingerprint për tu regjistruar në një nga shërbimet web të Google me Chrome. Në këtë moment, ti mund të përdorësh funksionalitetin për të parë dhe edituar fjalëkalimet që Google ka ruajtur për ty tek passwords.google.com, por Google thotë që po planifikon të shtoj funksionalitetin tek më shumë sherbime të Google dhe Google Cloud në të ardhmen.
Të mos mbajturit mend të një fjalëkalimi nënkupton që është një mënyrë më e besueshme për tu regjistuar gjithashtu edhe më e sigurtë. Fjalëkalimet kanë një shumëllojshmëri dobësish, edhe pse më parë njerëzit ripërdonin të njëjtin në shumë faqe interneti. Përdorimi i password manager me dy faktorë autentikimi të ndihmon të reduktosh disa prej dobësive, por metoda e re e Google bën të mundur që ato të zhduken të gjitha. Ky funksionalitet i ri i Google është ndërtuar duke përdorur FIDO2 dhe WebAuthn protocol. FIDO2 është më i sigurtë se fjalëkalimet e zakonshme. Të gjitha pajisjet Android që janë të versionit 7.0 ose të mëvonshëm janë të certifikuar nga FIDO2 dhe Google të lejon të përdorësh një celular Android si një celës sigurie me dy faktorë autentikimi për tu regjistruar në llogarinë tënde duke përdorur të njëjtën teknologji.