Kreu i Partisë Konservatore ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e tij të të veshurit apo dhe me deklaratat e tij interesante mbi jetën e tij. Përmendim këtu ‘konkurrencën’ qe deputeti ka me kryeministrin mbi rrobaqepësinë apo telefonin e tij 7000 euro.
Ky është shkaku që Gjuzi bëhet shpesh viral në portale apo dhe në rrjete sociale. Me pamjen e jashtme deputeti ka habitur të gjithë shikuesit në emisionin “Procesi sportiv”, dhe kjo për shkak të modelit të flokëve që ai ka bërë kohët e fundit.
Gjuzi është shfaqur i qethur gjysëm qeros, duke sfiduar kështu moshën e tij dhe të gjithë të rinjtë.
