Një i ri shqiptar në Angli ka humbur jetën pasi javën e shkuar u gjet i plagosur brenda një banese në rrugën Stafford. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital dhe prej ditësh ishte nën kujdesin e mjekëve sërish ai nuk ja doli dhe ndërroi jetë të mërkurën në Spitalin “Royal Sussex”.
Viktima është 21-vjeçari Serxhio Marku dhe policia britanike bën apel për ndihmë për të zbuluar të kaluarën e tij.
Mediat britanike raportojnë se janë arrestuar dy italianë, Francesco D’Agostino, 44-vjeç dhe Giuseppe Petriccione, 45-vjeç që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.
Akoma nuk janë të qarta arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, prandaj policia britanike ka kërkuar ndihmë për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së 21-vjeçarit Marku.
Viktima nuk ka të afërm në Angli, pasi pjesa tjetër e familjes jeton në Shqipëri.
