Një prift në Rusi iu drejtua qiellit për të 'shpëtuar njerëzit nga errësira'. 'Operacionin' e tij të shpëtimit nga ajri prifti e realizoi duke derdhur ujë të bekuar mbi një qyetet.
Kështu rreth 70 litra ujë i bekuar është derdhur nga dera e hapur e një aeroplani më 11 shtator mbi qytetin e Tver-it.
Masa e marrë nga prifti vinte në kuadër të 'luftës' që i është hapur në qytet pijes dhe sjelljeve të shthurura. Pasi e bekoi qytetin me ujë, prifti mbajti edhe një shërbim lutjeje.
Ky lloj 'rituali' bëhet çdo shtator duke filluar që nga viti 2006 dhe shënjon Ditën e Vetëpërmbajtjes së Kishës Ortodokse.
At Alexander Goryachev ngjitet në aeroplan çdo ditë dhe derdh ujë të bekuar në qytet bë përpjekje për të promovuar vetëpërmbajtjen në qytet. Goryachev është i bindur se fluturimet e tij të mëparshme kanë ndihmuar në luftën kundër alkolizimit.
Ai u shpreh për një stacion televiziv:
Sipas tij, çdo sëmundje shkaktohet nga një virus dhe viruset janë djaj. Prandaj çdo sëmundje është fillimisht sëmundje shpirtërore.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania