Me këto fjalë e nis rrëfimin e saj Sonia Mercato, e fejuara e turistit italian 33 vjeçar, Matteo Sartori, i cili ndërroi jetë 5 ditë pas u aksidentua në kroçera rreth 20 milje larg Durrësit. Ajo fajëson sistemin shëndetësor dhe mjekët në Shqipëri, të cilët, sipas italianes, nuk i dhanë ndihmën në kohën e duhur të dashurit të saj.
Të dy ishin duke konsumuar një darkë në kroçerë, në momentin që i fejuari i saj preu pak dorën. U ngjitën menjëherë në kabinë për të vendosur një leukoplast, në mënyrë që të ndalonin gjakrrjedhjen. Siç tregon e reja, Matteo vuante nga hemofobia, e cila është frika nga gjaku. Teksa ngjitej në shkallët e kroçerës, ai bie dhe përplas kokën. Pas 5 ditëve dramatike në spital, ndërroi jetë.
E dëshpëruar, Sonia ua hedh fajin mjekëve shqiptarë, për të cilët thotë se ndihma e parë erdhi shumë me vonesë.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet mjeko-ligjore për ndërrimin e jetës së italianit. Mediat fqinje shkruajnë se është e sigurt se për shkak të rënies, Matteo ka përplasur keq kokën, ku si pasojë ka marrë fraktura të rënda në kafkë.
Gjatë natës, ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u vendos në kujdes intensiv për gati tre ditë. Pastaj, prindërit e tij e transferuan në spitalin Sant'Antonio në Padova me një fluturim që ndaloi në Brescia. Matteo Sartori, mbërriti në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Për mediat italiane Sonia është shprehur:
Sonia tregon më tej se i kanë dhuruar organet e Matteos, ndërsa datën e funeralit nuk e kanë përcaktuar akoma.

***
Burimi: TgCom/IlGiornale|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania