Enca është padyshim një prej këngëtareve më të përfolura përsa i përket postimeve që bën në rrjetet sociale ku reklamon format e saj dhe shpresh provokon me foto joshëse.
Kohët e fundit asaj i janë qepur keq dy reperët nga Kosova, Blunt dhe Real1, të cilët e ngacmojnë me komente në fotot që këngëtarja poston.
Ajo ka replikuar disa herë me ta, por shumicën e kohës duket se i injoron, por kjo nuk i ka bërë ata të stepen nga komentet e tyre që tregojnë qartazi se kanë një fiksim me Encën.
Në një foto të fundit të publikuar ku duket shumë provokuese, këngëtarët nuk kanë ngurruar të lënë komentin e tyre.
“Bisha po mbushet me energji për një super vit”, shkruan Enca krahas fotos.
“Zhytem le sesui le kuku. Vishu zemra ime se po ftohesh, ca bon tani Shaolini pa ty”, është komenti i reperëve.