Të gjithë kemi dëgjuar për ato që quhen ‘kafshë për suport emocional’. Pra ka njerëz të ndryshëm që në situata të vështira kanë nevojë për ndihmën e disa 'miqve' më gëzof.
Gjithsesi një burrë ka marrë për suport një kloun pasi mori vesh që me shumë mundësi do të pushonin nga puna.
Joshua Jack kërkoi që bashkë me të të vinte edhe një kloun për mbështetje emocionale në një mbledhje që do bëhej mes tij dhe eprorëve të tij.
Ai mori një email ku e njoftonin se duhej të diskutonin rreth rolit të tij në një kompani në Zelandën e Re.
Duke qenë se kishte një parandjenjë të keqe për takimin, Joshua mendoi se do ishte mirë nëse kishte me vete një profesionist.
Jack e pagoi klounin 200 dollarë dhe ai u paraqit në zyrë i veshur me një kostum të verdhë dhe një paruke blu.
Si duket Joshua kishte pasur të drejtë dhe drejtuesit e kompanisë kishin vendosur që ta pushonin por prania e klounit shërbeu që ta çtensiononte disi situatën.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania