Ky është momenti rrëqethës ku një fëmijë i vogël arrin të shikojë për herë të parë, pasi vendos syzet. Fëmija kishte pasur probleme me shikim duke mos parë në mënyrë të pastër.
Personi i parë që ai arrin të shikojë pasi vendos syzet, është i ati. Në videon e publikuar nga DailyMail vihen re veprimet e para të vogëlushit. Ai ndihet disi i hutuar dhe shikon rreth e qark dhomës në të cilën ndodhet.
Theo kishte lindur me “cataracts”, perde në të dy sytë, gjë që ka shkaktuar turbullim në shikimin e tij. Nëna e të voglit e kishte vërjetur këtë problem që kur ai ishte 6 muajsh.
Pasi u diagnostikua, ai hyri në operacion për të larguar perden dhe për të korrigjuar defektin në shikim. Operacion zgjati 5 orë dhe rezultoi të ishte i suksesshëm.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/