Sezoni i ri televiziv/ Kush po dominon me programacion, Top Channel apo TV Klan?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2019, 11:25

Shtatori është muaji ku nis sezoni i ri televiziv, për të gjitha mediat, kombëtare dhe lokale. E gjithë audienca është e përqëndruar tek programet e reja, që nga emisionet, programet, show-t e deri tek spektaklet.

Dy televizonet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, prej kohësh janë vënë në garë për thithur audiencën. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë, është pasurimi i programacionit me ide, risi, inovacion dhe teknologji.

Në këtë sezon të ri, Top Channel, nis me 31 programe të reja televizive, ndërkohë TV Klan ka vetëm 17 programe. Pothuajse 1/3 e emisioneve në Top Channel janë produkte të nisura kryesisht dy vitet e fundit. Emisione me peshë të fortë në audience, dhe që shfaqen në prime-time si: Open, Fiks Fare, Top Story, E Diell, Hell’s Kitchen, Top Show, Soire, Portokalli, Dua të të bëj të lumtur, Shiko kush Luan, Gjurmë Shqiptare dhe shumë të tjerë, do të mbërthejnë publikun përpara ekranit të Top Channel.

Ndërkohë TV Klan, po vuan hemoragjinë e largimeve dhe mbylljen e disa emisioneve. Pas largimit të Ermal Mamaqit dhe emisionit të tij Xing për shkak të audiencës në rënie, edhe spektakli “Dance With Me” është drejt dështimit. Disa prej kandidatëve, si Robert Aliaj, Çiljeta dhe Marsela Çibukaj, janë larguar nga spektkali për motive të ndryshme.

Një tjetër emision që nisi me pompozitet, Dublex, dështoi dhe autorët u detyruan ta riformatojnë, duke e kthyer në Kalifornia Show. Pjesë e këtij emisioni të ri do të jetë edhe Marina Vjollca. Kjo e fundit ishte Autore e spektaklit C’est la vie!, gjithashtu i mbyllur për shkak të rënies së audiencës.

Këtë sezon të ri, TV Klan, me daljen nga DIGITALB, ka nisur me rënie të abonentëve. Gjithashtu, ka patur vështirësi edhe me sponsorat televiziv, të cilët nuk kanë shumë alternativa, për të reklamuar mes 17 programeve të TV Klan.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit