Little Rock është kryeqyteti i shtetit të Arkansas në SHBA. Por, Little Rock është gjithashtu edhe qyteti kur të pastrehët mund të paguhen me 9.25 dollarë në orë për të mbledhur mbeturinat nga rruga.
Programi, i cili mban emrin “Bridge to Work” ose ‘Ura Drejt Punësimit’, ka si qëllim që të ‘sjellë në vete’ të pastrehët duke i vënë në punë.
Sipas MailOnline, si fillim ky ishte një projekt eksperimental që pritej të zgjaste vetëm 6 muaj, por kryebashkiaku Frank Scott Jr mbeti aq i kënaqur nga rezultati sa propozoi që të zgjatej deri në shtator të vitit 2020.
Për realizimin e kësaj skeme, që menaxhohet nga ‘Canvas Community Church’, janë vënë në dispozicion 80,000 dollarë nga qyteti.
Pastori Paul Atkins u shpreh për mediat:
Pjesëmarrësve në projekt u është ofruar edhe trajtim fizik e mendor, intervista pune dhe për disa prej tyre edhe një çati ku mund të fusin kokën.
Deri më tani janë punësuar rreth 380 persona. Ata punojnë në skuadra me nga 8 persona dhe deri më tani kanë punuar për rreth 1,832 orë duke mbledhur më shumë se 2,000 qese mbeturinash.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/