Kur vjen puna tek sfidat që bëhen në internet për të mbajtur ambientin pastër, shumë prej nesh mund të nisen të pastrojnë një copë toke sa për ‘sy e faqe’.
Dhe, pastaj sigurisht do nxitojmë të tregojmë se çfarë kemi bërë në rrjetet sociale.
Gjithsesi, ajo që në na mungon shumë prej nesh është kultura e të mbajturit pastër ambientin gjithmonë dhe në çdo kohë. Jo vetëm kur ka kamera vërdallë, jo vetëm kur bëhet ‘cool’ për ta treguar në mediat sociale.
Nëse shohim turistët e huaj që vinë në vendin tonë, pothuajse gjithmonë pasi kanë mbaruar së festuari, organizohen dhe pastrojnë mbetjet që i kanë krijuar vetë.
Po ne çfarë bëjmë? Festojmë, bëjmë gostira në natyrë, pjata plastike, lugë e pirunj, qese plastike, shishe birrash dhe çdo gjë tjetër i lëmë pas, a thua se do pastrohen vetë.
Një ‘panoramë’ e ngjashme vjen nga Mali i Tomorrit ku mbi gjelbërim e gurë po 'lulëzojnë' mbeturinat që kanë lënë pas njerëzit pas pelegrinazhit.
Një qytetar, që ka dërguar edhe fotot, shkruan për JOQ Albania:
Duke parë këto pamje dhe shumë të tjera lind natyrshëm pyetja: Kur do mësojmë ne shqiptarët që të pastrojmë mbetjet që krijojmë vetë pasi kemi ngrënë e pirë mirë?
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/