Gramoz Ruçi feston 15 vjetorin e LSI-së, shkëmben batuta me Kryemadhin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2019, 21:13

Lëvizja Socialiste për Integrim ka festuar sot 15-vjetorin e krijimit të saj si forcë politike në Shqipëri.

Aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm ishin themeluesit e saj, anëtarët e kësaj partie ambasadorë, por nuk munguan as figura të shquara të Partisë Socialiste.

I pranishëm në 15 vjetorin e LSI-së ishte edhe kryeparlamentari, Gramoz Ruçi, i cili është fotografuar teksa diskuton së bashku me Kryemadhin.

Mediat kanë transkriptuar bisedën mes tyre, ku Kryemadhi dhe Ruçi kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.

Biseda:

Monika Kryemadhi: Luli është dhëndër Tepelene. Gramoz Ruçi nuk bashkohet. Është kryetar parlamenti. Kur ta kuptojë Gramozi që duhet të ndërhyjë do të ndërhyjë. 82 ka ky, po të kishte 69 edhe do të ikte. 82 është legjitim.

Ylli Rakipi: Kryetari i Kuvendit tha që është parti parlamentare, e gjitha është lojë kot ajo. Vajza e Azemit aty…Ralfi.

Monika Kryemadhi: Kush ka qejf të përdoret le të përdoret!

Gramoz Ruçi: Ata janë atje sepse i kanë bërë kjo parti, pse si e di ti? Të gjithë! Janë atje sepse i solli kjo parti.

Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi mbajti një fjalim të gjatë në këtë aktivitet, ku shprehu rëndësinë e LSI-së në arenën politike në vend.

Po ashtu në fjalën e saj, liderja e LSI-së nuk ngurroi të hidhte akuza të rënda ndaj qeverisë "Rama, teksa e cilësoi "Rilindjen" si tradhtaren më të madhe të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet festiv mungoi themeluesi i kësaj force politike, Ilir Meta, pasi Kushtetuta nuk ia lejon një gjë të tillë presidentit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit