Me lindjen dhe zhvillim e internetit edhe mënyra se si tregtohet dhe shiten produktet e ndryshme ka ndryshuar. Vitet e fundit është shtuar ndjeshëm edhe blerja online.
Kjo gjë është përhapur në masë edhe në vendin tonë. Por shumë qytetar kanë mbetur të zhgënjyer, pasi kanë marrë produktet që kanë porositur online.
I tillë është edhe rasti i një djali të ri, i cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.
Ai tregon se si ka mbetur i zhgënjyer dhe i mashtruar nga një faqe ku kishte porositur një palë kufje online.
Ai tregon se pasi i kishte marrë kufjet nuk funksionon dhe i ka shkruar faqes ku i kishte porositur.
Personi që menaxhon faqen në fjalë, është munduar t'ia hedhë fajin djalit për mos funksionimin dhe i ka thënë se të gjithë e kanë falënderuar.
Po ashtu ai ka ngulur këmbë që djali t'i provojë dhe janë tallur me mënyrën se si i kanë kthyer përgjigje. Më poshtë po ju sjellim edhe bisedat. Komentet ju takojnë juve.