Nezir Çajani është një djalë i ri që ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.
Një i afërm i të riut ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku bën një apel për të ndihmuar të riun.
Neziri, i cili jeton në Shkup, ka mbetur i paralizuar pas një incidenti që pësoi teksa kishte dalë me shoqërinë për t'u freskuar në liqenin Matka.
Ai u lëndua nga gurët që ishin në fund të ujit pasi bëri një kërcim nga një lartësi.
I riu merr frymë përmes aparatit, pasi ka probleme me frymëmarrjen.
Mjekët i kanë kërkuar 48 mijë euro për të kryer një operacion në sistemin respirator.
Por familja e tij nuk mund t'i sigurojnë dot këto para, pasi Neziri së bashku me të birin jetojnë me qira prej shumë vitesh, ndërsa nëna e tij ka ndërruar jetë.
Pas kësaj, shqiptari nga Shkupi duhet të dërgohet për rehabilitimin e këmbëve dhe duarve.
Mesazhi i plotë:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/