Shpenzimet e çmendura të ish-ministres së Ramës, 3079 euro një udhëtim

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.08.2019, 18:52

Pas faturave të kripura të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, "Faktoje" ka bërë publike edhe ato të Ministrisë së Arsimit.

Faturat e shqyrtuara janë të periudhës janar 2018- qershor 2019.

Deri në janar të 2019-ës ky dikaster drejtohej nga Nikolla, pastaj kaloi në duart e Besa Shahinit.

Nikolla ka udhëtuar drejt Anglisë, Turqisë, Belgjikës dhe dy herë drejt Italisë për vizita puna.

Ndër udhëtimet më të shtrenjta është ai i Londrës, me një faturë 3079 euro, për datat 21-24 janar, ku Nikolla ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit.

Ndërkohë ministrja Shahini, ka udhëtuar vetëm brenda Ballkanit.

Artikulli i plotë nga Faktoje

Në datën 8 korrik të këtij viti, “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ashtu si te të gjitha ministritë dhe Këshillin e Ministrave për t’u njohur me shpenzimet e udhëtimeve të titullarit jashtë vendit.

“Faktoje” ka shqyrtuar faturat e udhëtimeve të dikasterit të Arsimit për periudhën janar 2018-qershor 2019. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, MASR është drejtuar nga Lindita Nikolla, ndërsa nga janari i 2019-s këtë detyrë e kryen Besa Shahini.

Shpenizmet e Lindita Nikollës

Për periudhën janar-nëntor 2018, Nikolla ka udhëtuar drejt Anglisë, Turqisë, Belgjikës dhe dy herë drejt Italisë për vizita pune. Udhëtimi më i shtrenjtë nga faturat që i janë vënë në dispozicion “Faktoje” është ai drejt Londrës në Angli, ku përfshihet udhëtimi me avion, akomodimi në hotel për pesë netë dhe transporti me taksi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Nikolla ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit që organizohet çdo vit në Londër nga data 21-24 janar. I gjithë ky udhëtim, vetëm për ish-ministren Nikolla ka kushtuar 3079 euro.

Bileta e avionit e klasit “Economy” (një detyrim ligjor për ministrat) është rezervuar fillimisht për datën 21 janar 2018 dhe ka kushtuar 502 euro për itinerarin Tiranë-Londër-Tiranë. Tre ditë përpara nisjes, ministria ka ndryshuar datën e udhëtimit duke e rezervuar me një ditë para (20 janar), veprim ky që ka sjellë një kosto ekstra prej 365 euro vetëm për biletën e ish-ministres. “Faktoje” nuk ka informacion se pse erdhi ky ndryshim.

MASR ka zgjedhur hotelin me 4-yje Radisson Blu Sussex, i pozicionuar në qendër të Londrës. Një natë në këtë hotel për ministren ka kushtuar 380 euro.

Sipas faturës së sjellë nga MASR, ministria e ka rezervuar hotelin në Londër për në datën 19 janar por kujtojmë se ish-ministrja Nikolla fluturimin e kishte ndryshuar për në datën 20 janar.

Megjithatë, nëse shohim faturën e taksisë, figuron (me shkrim dore) se ish-ministrja ka mbërritur në aeroport në datën 21 dhe është kthyer në aeroport për t’u nisur drejt Tiranës me datë 25 janar, siç konfirmohet edhe nga fatura tatimore për biletën e avionit.

Nga verifikimi i të gjitha faturave të vëna në dispozicion ka një mospërputhje mes datës së mbërritjes dhe akomodimit të ministres Nikolla, ku rezulton se një ose dy netë në hotel janë paguar, por kanë shkuar dëm sepse ministrja nuk është akomoduar.

Udhëtimi me taksi nga aeroporti deri në hotel dhe anasjelltas ka kushtuar 309 euro ose pothuajse sa çmimi i një nate në hotelin e sipërpërmendur. Ish-ministrja Nikolla ka udhëtuar për në Londër me dy anëtarë të stafit të saj, kostoja totale e biletave të avionit të të cilëve është 1680 euro. Ndërsa për shpenzimet e akomodimit të tyre nuk disponojmë të dhëna.

Për destinacionet e tjera jashtë shtetit për periudhën janar-dhjetor 2018: Romë, Parma, Izmir akomodimi në hotel varion nga 93-194 euro nata. Ndërsa për një udhëtim në qershor në Bruksel, MASR nuk ka sjellë fatura.

Nga dokumentat që kemi marrë nga MASR rezulton vetëm një urdhër shërbimi për nëntë udhëtimet e Nikollës dhe Shahinit gjatë periudhës janar 2018- qershor 2019. Urdhri i shërbimit, ashtu siç ka qenë praktikë ndër vite, është një detyrim ligjor i firmosur nga ministri që tregon arsyet dhe jep leje për dërgimin me shërbim jashtë shtetit të punonjësve të ministrisë, përfshirë titullarin.

Shpenzimet e Besa Shahinit

Gjatë ushtrimit të detyrës që prej janarit 2019 deri në qershor, ministrja aktuale e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka udhëtime vetëm brenda rajonit të Ballkanit.

Gjatë kësaj periudhë 6 mujore, Shahini ka udhëtuar gjithsej katër herë, me destinacion Bujanovcin, Beogradin dhe dy herë në Prizren.

Tre prej udhëtimeve sipas tabelës përmbledhëse që ka sjelle MASR janë pa kosto akomodimi dhe transporti. Në një nga udhëtimet në Prizren, ministrja ka shpenzuar 60 euro për akomodimin në hotelin Tiffany, i vetmi udhëtim për të cilin ministria na ka vënë në dispozicion një faturë.

Në këtë udhëtim, Shahini mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit të shkëmbimit të nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës “Si N’Shtëpinë Tënde”.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Buxheti në total i programuar i MASR për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë.Buxheti total i programuar vetëm për udhëtime e dieta në vitin 2018 ishte 16,3 milionë lekë, ndërsa për vitin 2019 ky buxhet është përgjysmuar në 8 milionë lekë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit