Trajektorja e ish-studentit të Fizikës, “shërbestar shëmbullor e i bindur” i Prof. Bashkim Gazidedes dhe këshilltar i Çarçanit, Nanos, Bufit, Ahmetajt, Meksit, Berishës, Metës, Ramës, Bashës; ndërsa pas sulmit të Berishës që e akuzoi si “këshilltar mizerje i Lulzim Bashës”; po zbaton 3 ligjet e Isak Njutonit për lëvzien trupave, duke testuar se nga cila kahje e duhet të shkoj e nga cili “trup” (politikan) mund tërhiqet.
Mund ta quash “gjeni e qelibar”, nëse nuk e di, se nga vjen e çfarë ka bërë në këto 30 vite tranzicion; Neritan Sejamini, “poliedriku” i 6 partive e 14 OJF-ve; diplomuar për mësues fizike shkollash 8-vjeçare; por i vetëshpallur “ekspert kryekëshilltar” për 12 fusha shkencash ekzakte e gojore; si dhe publicist, analist, ekonomist, politiolog e multi-diplomat.
Ai që prej 1 viti, është “zëri i egër opozitar e anti-komunist” në mediat shqiptare; ka nisur karrierën si këshilltar ekonomik-politik i Ramiz Alisë, Adil Çaçanit dhe më pas i Fatos Nanos, Ylli Bufit, Vilson Ahmetit e Aleksandër Meksit në vitet 1991-1995; ndërsa deri në vitin 1997, ka qenë këshilltar i Sali Berishës, si “kunsulent brilant” për vazhdimin dhe mos mbylljen e piramidave.
Të bën përshtypje fakti, se të gjithë këta krerë qeverie e shteti; të “këshilluar me ide brilante” nga Neritan Sejamini në vitet 1991-1997; kanë “rënë keq nga fiku” dhe kanë “ikur më bisht ndër shalë”; madje 4 prej tyre, Ramiz Alia, Adil Çaçani, Fatos Nano e Vilson Ahmeti, kanë përfunduar edhe në burg.
Ndërsa “këshilltar” Nertani (jo Ceka), jo vetëm nuk ëshstë rrëzuar si shefat e tij të kuq, blu e rozë, por edhe pas vitit 1997, ka ditur dhe ka vazhdsuar me mjeshtëri, të “hip e të qëndrojë fik më fik”; por çuditërisht, duke “rrëzuar nga fiku” vetëm shefat, ndërsa vetë, si ish-student fizike i Bashkim Gazidedes e Fatos Klosit; ka zbatuar 3 ligjet e Njutonit, për lëvizjen dhe statimin e trupave.
Psh., pas rrëzimit të PD nga pushteti i piramidave; pasi mori udhëzimet nga Gazidede dhe me ndërmjetësimin e pasardhësit Fatos Klosi në SHISH; në muajin janar 1998, Neritan Sejamini u fut në kupolën e piramidës së pushtetit të PS.
Edhe këtu u përsërit “historia” e “krye-këshilltarit brilant” Netian Sejamini; mbasi sa u bë këshilltar i Nanos, ky ra nga pushteti; sa u bë këshilltar i Majkos, ky ra nga pushteti, sa u bë këshilltar i Ilir Metës ky ra nga pushteti e iku nga PS; por mos u çuditini, sepse sa u bë për herë të dytë këshilltar i Nanos; ky përsëri ra nga pusheti.
Për të krijuar bindjen, se ishte “Këshilltar AS”,’ më 14 qershor 1999, Neritan Sejamini, së bashku me 3 militantët e PS, tashmë të PD; “politologët” Dritan Shano, Ardian Dhima e Ledi Bianku të Strasburgut; krijuan “OJF-Qendra Europiane”, me program: Edukimin e shqiptarëve me shtetin e të drejtës dhe; trajnimi e politikanëve, se si mund të sillen për integrimin e Shqipërisë në BE”.
Më këtë OJF, nga që kishte “mik punësh” dhe ministrat e Financave, Aben Malaj e Anastas Angjeli; Neritani mori ca miliona lekë fonde dhe fliste vetëm për “sukseset e mëdha” të pushtetit të PS; sidomos, për “idenë brilante” në shitjet e Telekom, Bankës së Kursimeve dhe BKT-së me çmim 1 (një) USD; ndërsa Ledi Bianku, u bë drejtor juridik në “Soros”, ku siguronte edhe projekte për “OJF Sejaminin”.
Pasi ra piramida e pushtetit “Nano” në vitin 2005; politologu Sejamini doli si figurë e re nga “KOP”-i Argitës dhe në vitet 2005-2008, u bë krye-këshilltar ekonomik-politik i Sali Berishës; ndërsa në vitin 2009, u shfaq si këshilltar i Ilir Metës, ku vazhdoi deri në vitin 2013, kur pushteti i PD-LSI, ra.
Pas kësaj, Sejamini që “këshilloi”… rënien e Berishës nga pushteti, u shfaq kryekëshilltar i krye-opozitarit Lulzim Basha për ta sjellë në pushtet; dhe faktikisht e solli në pushtet më 17 maj, kur PD bëri bashkëqeverisje me PS, duke sekserizuar dhe ideuar pazarin Rama-Basha.
Qysh pas tij pazari që demokratët dhe populli nuk e kuptuan si “ide brilante”, Neritan Sejamini po vazhdon të jetë këshilltar por pa… shef; mbasi e dogji Sali Berisha, duke e quajtur “këshilltar mizerabël”.
Në fakt, Neritan Sejamini, me 12 grada shkencore për të këshilluar politikanët se si mund të vijnë në pushtet; deri tani i ka rrëzuar të gjithë nga pushteti, duke i bërë dalje; sic ka emrin e portalit të tij (EXIT).
Sot, folëm vetëm për profilin e tij, si këshilltar që rrëzon politikanë, kryeministra e ministra nga pushteti; ndërsa në vijim, nëse Neritan Sejamini është dakort, mund të flasim edhe për “histori” ekonomike-financiare.