Gjermania mund të cilësohet si destinacioni kryesor i të gjithë shqiptarëve që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Vitet e fundit është vënë re një rritje masive e numrit të shqiptarëve, kryesisht të rinj të dëshpëruar nga mundësitë e pakta që ofrohen në Shqipëri për punësim, që largohen drejt Gjermanisë.
Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se çfarë duhet të kenë parasysh të gjithë shqiptarët që kanë siguruar një kontratë pune për në Gjermani.
Sipas tij, të gjithë personat që kanë siguruar një kontratë pune dhe presin ta marrin së shpejti dhe duan të lënë një takim pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë, nuk duhet të lodhen kot, sepse do të humbin kohë duke pritur.
Nëse një kandidat aplikon për vizë pune, duhet të ketë parasysh se koha e pritjes shkon deri në 1 vit e 6 muaj, për shkak të ligjit të emigracionit për vendet e Ballkanit, i cili mbyllet në 31 dhjetor të 2020.
Por problemi qëndron se pas kësaj kohe, çdo takim do të anulohet për shkak të skadinimit të këtij ligji.
Qytetari i bën thirrje ambasadës gjermane të ndalojë rezervimin e takimeve për kategorinë e vizave sipas nenit 26 të Kapitullit 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve në Gjermani, e cila është kategoria më e kërkuar nga shqiptarët.
Mesazhi i plotë:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/