Prerja e tortës është një moment i veçantë në çdo dasmë, por për një çift nuk përfundoi aspak mirë.
Gjithsesi, çifti i lumtur, Chloe dhe Aaron Bailey, qëlluan pa fat, pasi diçka shkoi keq me tavolinën ku ajo ndodhej dhe u rrëzua në momentin që ata po përpiqeshin të merrnin copën e parë.
Torta e tyre, e cila kishte kushtuar 450 paund përfundoi në tokë përpara se ndonjë në sallë ta provonte. Torta ‘iku’ por të paktën atyre u mbetën fotot gazmore të shkrepura në momentin e rrëzimit.
Chloe dhe Aaron nuk ngurruan që ta shpëtonin ëmbëlsirën, por gjithsesi ajo përfundoi në tokë.
Në një moment, dyshja që janë bashkë prej 13-vitesh, e kuptuan që nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë dhe ia nisën të qeshnin me të madhe.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/