I prangosur, Kostandin Xhuvani kokëulur para arkivolit të të atit. Dalin pamjet nga ceremonia e varrimit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2019, 10:25

Ditën e djeshme Drejtoria e burgjeve i dha leje Kostandin Xhuvanit të marrë pjesë në varrimin e të atit, ish-regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Në moshën 56-vjeçare ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe ndërroi jetë në një spital në Romë.

I riu Xhuvani në shkurt të vitit 2014 tronditi opinionin publik me krimet e tij. Ai është autori i masakrës së katërfishtë që ndodhi në një lokal te “Rruga e Elbasanit”. Ai i mori jetën Edison Jahos, Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe shtetasit italian Gianpaolo Azzola.

Kostandin Xhuvani po vuan dënimin prej 35 vitesh në burgun e Fushë-Krujës dhe ditën e djeshme i është dhënë leja për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Ceremonia e varrimit të Gjergj Xhuvanit u mbajt ditën e djeshme në orën 14:00 dhe disa pamje nga familja e pikëlluar janë bërë publike.

Xhuvani i prangosur shoqërohet nga efektivët e policisë. Ai ka kapur duart me mamanë e tij Luiza Xhuvanin dhe me të motrën. Të tre qëndrojnë kokëulur para arkivolit të të ndjerit.

Karriera artistike e Gjergj Xhuvanit

Xhuvani ka qenë një prej regjisorëve më të njohur në vendin tonë dhe ka dhënë një kontribut të madh për kinematografinë shqiptare. Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Po sëmundja nga e cila vuante e mposhti dhe nuk mundi t’ia dilte as ta çonte deri në fund filmin e tij.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren e dashur për të gjithë Luiza Xhuvanin. Së bashku ata kanë edhe një vajzë e një djalë, Kostandin Xhuvanin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit