Jen Curran kishte nivel të lartë proteinash në urinë gjatë dhe pas shtatzënisë dhe mjeku i saj i tha që duhej të humbiste peshë.
Por rezultoi se niveli i lartë i proteinave në urinë ishte paralajmërim për diçka shumë më të rrezikshme. Edhe pasi lindi vajzën në shkurt, çdo gjë u kthye në normalitet veç nivelit të proteinave në urinë.
E shqetësuar për shëndetin e saj, Jen vendosi që të merrte një mendim të dytë për të qenë e sigurt.
Për fat të keq, pas një numri të madh analizash dhe kryerja e një biopsie të veshkës, Curran mori lajmin që kishte kancer në palcën e kockave.
Mjekët nisën menjëherë trajtimin dhe për momentin sëmundja është vënë nën kontroll.
Jen thotë se po të mos ishte për vajzën nuk do ta kishte marrë vesh aq herët që kishte kancer dhe mund të kishte humbur jetën.
Me pak fjalë, Rose e vogël i shpëtoi jetën.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/