Një 26-vjeçar e presin disa javë të gjata në spital pasi është lënduar keq nga një krem depilimi.
William Bishop përfundoi në spital pasi mori djegie të rënda nga përdorimi i një kremi për depilim.
Bishop vendosi që t’i hiqte qimet në zonën e tij delikate në rast se ‘ndodhte ndonjë gjë e mirë’ në takimin e parë që kishte me një vajzë.
Incidenti ndodhi më 27 korrik ndërsa William u tha mjekëve që kishte përdorur një krem për heqjen e qimeve në trup dhe në këmbë.
Por, si duket ai e kishte lënë kremin në lëkurë dy herë më gjatë seç rekomandohej në fletën e udhëzimit. Kjo bëri që 26-vjeçari të shkonte në spital me urgjencë ku u evidentua se kishte pësuar djegie të rënda.
Bishop-in, i cili mezi arrin të ecë, flejë apo të rrijë ulur, e presin edhe disa javë të mira në spital derisa të shërohet plotësisht.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/