Chelsea nuk dorëzohet dhe vijon betejën ligjore me teknkun aktual të Interit, Antonio Conte. Blutë e Londrës kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Punës, i cili i detyronte që të shpërblenin Conten me 11 milion euro.
Siç raporton Daily Mail, londinezët janë të bindur se shkarkimi ndodhi për motive të drejta. Në 2018-ën, Chelsea ndaloi së paguari Conten. Sipas tyre italiani është përgjegjës për largimin e Diego Costës, të cilit i kishte çuar mesazhe në celular.
Më tej përfaqësuesit ligjorë kanë paraqitur edhe disa prova të tjera si vonesat në konferencat për shtyp, mungesa në disa evente dhe parkimi në vendet e punonjësve të tjerë të klubit. Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata i dha të drejtë italianit dhe e detyroi klubin, që t'i paguante 1 vit pagën, për prishje të kontratës, në mënyrë të njëanshme. Për shkak të angazhimeve me Interin, Conte është përfaqësuar në gjykatë nga avokati Phil Bonner.
Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania