Vendosja e memorialit të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi te Kodrat e Liqenit, ka shkaktuar një debat të madh publik. Jo vetëm nga qytetarët, por reagime ka pasur edhe nga bota e medias.
Së fundmi, drejtuesi i medas shqip "Nova Media", Arian Asimi, i cili transmeton në Çikago për diasporën, ka reaguar mjaft ashpër. Ai ka premtuar 1000 dollarë shpërblim, për këdo që prish memorialin turk me emrat e 251 personave.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një intervistë me Ilir Borovën në "Nova Media". Sipas tij shqiptarët janë të varfër, por jo pa dinjitet dhe nuk na duhen qelbësirat e Turqisë.
Asimi u shpreh: