Nicolo Zaniolo shihet padyshim si një nga talentët më të mirë të momentit në futbollin europian. Paraqitjet e mira me Romën sezonin e fundit bënë që italiani që zgjojë vëmendjen e shumë ekipeve të njohura europiane të cilat e duan në skuadër 20-vjeçarin.
Megjithatë, nuk do jetë e lehtë për t'ia rrëmbyer Romës, pasi djaloshi ka rinovuar sot kontratën me klubin kryeqytetas. Roma, në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar se Zaniolo ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Kujtojmë që Nicolo Zanilo u transferua te Roma nga Interi verën e kaluar, duke u shkëmbyer me Naingolan dhe me performancat e tij i ka bindur të gjithë duke u shndëruar në një nga talentët më të kërkuar të momentit. Gjithsesi, e ardhmja e tij duket se do jetë edhe për pak vite te Roma...