I vuri notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, ja çfarë i thanë më pas mësuesit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15.08.2019, 08:12

Regjimi diktatorial që u vendos në vendin tonë nga Enver Hoxha ka qenë një ndër më të egrit dhe më mizorët. Fëmijët e diktatorit kanë qenë sigurisht edhe më të përkëdhelurit dhe ishte e pamundur që t’i prekje ata apo edhe të guxoje tu vije notën 9.

Por një mësues e ka bërë këtë. Bëhet fjalë për Kastriot Bezati, i cili i ka vendosur notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, Pranverës. Ai ka treguar:

Mua më çuan për praktikë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ky gjimnaz ishte shkolla ku mësonin fëmijët e udhëheqjes. Unë shumë gjëra s’i dija dhe shkova për të dhënë mësim me atë dëshirën për të qenë korrekt dhe idealist. Një ditë çoj në dërrasë një vajzë simpatike me emrin Pranvera. Një vajzë shtatgjatë, simpatike dhe shumë e edukuar. Ajo u përgjigj mirë, por në një vend bëri një ngatërresë. Kur u ul unë i thashë, merr notën 9. Sa thashë unë 9, gjithë klasa lëshoi një uuuuuuuuuuuuuuuuuu të zgjatur. Unë i pashë i habitur por shumë serioz. Duke parë qëndrimin tim korrekt klasa heshti. Vajza u skuq paksa dhe nuk foli fare. Kur mbaroi mësimi dhe dola nga klasa, një nxënës afrohet dhe më thotë: “Profesor, ajo vajza që i vure 9, është vajza e Enver Hoxhës.” Për një moment shtanga, por e mblodha veten. Po mirë, i thashë, unë i vura notën që meritonte, nuk e fyeva.’’

Mesa duket në atë vite ishte e pamundur që edhe të mendoje pa zë kundër Enver Hoxhës dhe jo më të shprehje mendimet hapur. Kujtojmë këtu se gjatë sundimit të Hoxhës Shqipëria u izolua totalisht për më shumë se 40 vite.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit