Vajza e miliarderes, Rachel Clacher është gjetur pa shenja jete në një vilë. Bëhet e ditur se vajza e miliarderes, Josie Clacher është gjetur e mbytur në pishinën e shtëpisë, ku po kalonte pushimet e verës.
Josie Clacher do të mbushte 19 vjeçe këtë muaj është gjetur pa jetë mëngjesin e djeshëm nga miqtë e saj.
Ka qenë një komshi, ai që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi të bërtiturat e të rinjve. Edhe pse ambulanca kishte shkuar shumë shpejt, bluzat e bardha e kishin të pamundur t’i shpëtonin jetën.
Nëna e vajzës që u gjet pa jetë themeloi “Moneypenny”, kompani e cila vetëm vitin e kaluar fitoi 100 milion £. Ende mbetet mister se cili mund të ketë qenë shkaku që e reja është mbytur në pishinë.
Burimi: The Irish Sun| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania