Partia Socialiste fitoi 60 bashki të vendit në zgjedhjet e fundit lokale. Duke qenë se garoi e vetme, Rilindja mori edhe ato bashki, të cilat kanë qenë historikisht bastione të djathta. Një ndër të është edhe Tropoja.
Në qytetin verior, kandidati i PS-së ishte Rexh Byberi. Ky i fundit bëri betimin ditën e djeshme. Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Byberi ka shkruar një pjesë nga betimi i tij. Ajo që bie në sy është mungesa e presjes dhe e shkronjës "ë" në postimin e tij.
Kjo gjë është vënë re nga një qytetar, i cili ka kontaktuar më pas redaksinë e JOQ Albania. Qytetari shkruan më tej me ironi, duke thënë se kështu si e ka nisur kryetari do të hajë dhe njerëzit përveç gërmave.
Qytetari shkruan:
Megjithatë ky nuk është i vetmi kryebashkiak i Ramës, i cili lë për të dëshiruar. Kujtojmë këtu se emrat e propozuar nga Rama janë kontestuar së tepërmi, duke filluar që nga Erion Isai, e deri te Safet Gjici, i cili në betim bëri gafën trashanike, duke thënë se do të ndëshkojë Kukësin.
Kujtojmë këtu se njëri nga kandidatët e Ramës, pikërisht ai i Shkodrës, Valdrin Pjetri, me shumë mundësi nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të bashkisë. Kjo për shkak se ai ka fshehur një dënim në vitin 2003 në Itali, dokumente të cilat u publikuan dje nga PD.