Victoria Eugenia Henao, tani 58 vjeç, u takua me Pablo Escobarin kur ishte vetëm 12 vjeç.
Atëherë, Escboar, një 23-vjeçar, po ngjitej me shpejtësi në hierarkinë kriminale.
Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur Escobar e detyroi që të bënte një abort në një ambient të errët.
“Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa e bindur”, zbuloi ajo së fundi në biografinë e saj të re, duke përshkruar se si një grua që e kishte marrë Pablo po shtynte disa tuba plastikë në të, derisa filloi të gjakosej.
Escobar më pas e mori në shtëpi dhe i tha asaj që të ndiqte udhëzimet e dhëna nga gruaja dhe ta informonte për gjendjen shëndetësore.
Edhe pas këtij keqtrajtimi traumatik, ajo qëndroi me Pablon. Një vit më vonë, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ata u martuan me Kishën e Trinisë së Shenjtë në Palmyra.
Prindërit e saj nuk donin të merrnin pjesë në dasmë dhe Victoria kujton atë ditë me ndjenja të përziera.
Gruaja shprehet:
Ajo shpejt filloi të dëgjojë thashetheme për tradhëtitë e shumta bashkëshortore dhe aventurat e Pablos, por thjesht nuk dëshironte të kontrollonte xhepat e tij ose të kërkonte gjurmë trëndafilash në to.
Ajo vazhdonte shkollën, por pas saj ikte në shtëpi për të bërë jetën e një amviseje, duke mbetur sërish shtatzënë. Në vitin e katërt të shkollës së mesme, ajo kujton që i kërkoi një mësueseje që të dilte nga provimi, pasi mund të lindte aty.
Ndërsa ndikimi i Escobar u rrit, u rrit dhe numri i grave në jetën e tij, dhe më e fundit lidhje ishte ajo me Wendy Chavarriaga Gil, e cila zgjati për shumë vite.
Victoria tregon:
Frika ishte e justifikuar, sepse Pablo nuk pyeste për asgjë. Më vonë doli se ai kishte porositur edhe heqjen qafe të e partneres Gil, kur mendoi se ajo ishte bërë një informatore.
Pas eliminimit së ministrit të Drejtësisë në 1993, 35-vjeçarja Victoria, tani nënë e dy fëmijëve, u desh të ikte me Pablon dhe fëmijët. Ndërsa kërkesat për ekstradim u rritën më shumë dhe të gjitha silleshin rreth trafikut të “miellit të bardhë”, Pablo më në fund dërgoi gruan dhe fëmijët e tij në një ndërtesë të mbrojtur nga qeveria.
Escobar u eliminua në 2 dhjetor 1993. Në kulmin e fuqisë së tij, ai kontrollonte 80 përqind të trafikut të “miellit” nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe vlente të paktën 30 miliardë dollarë.