Liverpooli dhe Chelsea do të përballen mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të Superkupës të Europës. Të kuqtë vijnë në këtë përballje si fitues të Champions Leagues, ndërsa "Blutë" si fitues të Europa League.
Me shumë mundësi, trajneri i Liverpoolit, Jurgen klopp do ketë rezervuar edhe disa minuta për Xherdan Shaqirin në këtë përballje.
Shqiptari po kalon një super formë kur jemi në prag të kësaj ndeshje. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, e ka dëshmuar këtë gjë duke shënuar një gol të bukur në stërvitjen e sotme, një natë para finales.
Shaqiri e ka kaluar portierin me stilin e ‘biçikletës’ duke realizuar një gol fantastik. Aq sa edhe faqja zyrtare e Champions League e ka postuar....
Shaqiri with the skills 🔥@XS_11official 👏#SuperCup pic.twitter.com/QX1sNSrk1m
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 13, 2019