Neymar me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajë larg Parisit. Duke parë prishjen e marrëdhënieve me drejtuesit parizienë, Barcelona ka nisur të lëvizë për të rikthyer në "Camp Nou" brazilianin.
Një delegacion i Barcelonës , i kryesuar nga Eric Abidal është parë në Paris. Sipas mediave spanjolle, pas prishjes me drejtuesit parizienë Neymar ka në mendje vetëm rikthimin te Barcelona.
Oferta e katalanasve për PSG është 80 milion euro plus kartonin e brazilianit Philipe Coutinho, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë në Barcelonë. Nëse ky transferim do të kryhet, Dybalës i mbyllet porta për në Paris.
Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/