Zlatan Ibrahimovic shquhet për karakterin e tij egoist dhe të ashpër. Sulmuesi suedez, po luan aktualisht në kampionatin amerikan të futbollit te skuadra e LA Galaxy.
Përveç spektakëlit në fushë Ibra shpesh dhuron "show" edhe me deklaratat e tij, kur një nga më pikantet është ajo ku krahasonte veten e tij me një makinë "Ferrari" e cila ndodhej midis disa makinave "Fiat".
Megjithatë, rivalët e kampionatit kanë nisur t'i kundërvihen dhe klubi i DC United, menjëherë pas ndeshjes së fituar 2-1 mbrëmë ndaj Los Angelositnuk i ka rezistuar tundimit për ta tallur publikisht në rrjetet sociale.
Ata postuan një foto ku shfaqej një makinë Ferrari e bllokuar e cila po tërhiqej në një karroatrec, ndërsa përkrah saj ishte pikërisht Ibrahimoviç.
“E urren ta shohësh…”, ishte mesazhi i klubit që shoqëronte këtë foto, e cila me siguri shumë shpejt do të marrë përgjigje nga sulmuesi.