Fitorja e djeshme e Manchester United 4-0 ndaj Chelseat solli edhe një episod të veçantë.
Marcus Rashford, pasi shënoi një nga golat e ndeshjes, festoi me shqiponjë duke ngjallur debat në rrjetet sociale.
Teksa në Shqipëri janë ndjerë mirë me gjestin e sulmuesit anglez, e kundërta ka ndodhur në Serbi.
Festa e tij me shqiponjë solli jo pak polemika në Serbi.
Një nga mediat më të mëdha në serbe, “Kurir”, i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme këtij festimi, duke e cilësuar si skandal.
Ata e kanë krahasuar me festimin e Shaqirit dhe Xhakës, në Botërorin e Rusisë, aty ku të dy lojtarët i shënuan Serbisë.
Madje në artikull, "Kurir" ka ngiyur pyetjen se si është ndjerë lojtari i Manchester United, Nemanja Matic, kur ka parë shokun e tij të skuadrës duke festuar me shqiponjë.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij lloj festimi nga Rashford, por me shumë mundësi nuk ka lidhje me vendin tonë...