Merkato po futet në ditët e saj të fundit, por surprizat duket se nuk kanë mbaruar ende. Juventusi po përgatitet edhe për një goditje të fundit, por jashtëzakonisht të madhe.
Bardhezintjë janë hedhur fuqishëm në sulm për mesfushorin e Real Madridit, Iskon.
Mediat spanjolle raportojnë se akordi duket afër dhe se për këtë transferim do të ndikojë edhe Ronaldo, i cili do të përpiqet të bindë mesfushorin që të veshë fanellën bardhezi.
Zidane duket se nuk e ka në plane, ndaj lojtari duhet të mendojë për një sistemim të ri për të luajtur rregullisht, me Juventusin që do ta priste krahëhapur.
Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 60 milionë euro për lojtarin, ndërsa Reali e vlerëson kartonin e tij 80 milionë euro.