Mbrojtësi kosovar, Ibrahim Dreshaj, ka realizuar një supergol nga mbi 35 metra distancë në portën e Feyenoord.
Shqiptari i Kosovës, i cili luan me Heerenveen në kampionatin holandez, është shndërruar në protagonistin kryesor të ndeshjes pasi ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja, me golin e shënuar 12 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Ndeshja e luajtur ditën e sotme, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit holandez, u mbyll me rezultatin 1-1.
Dreshaj është duke kaluar një formë të shkëlqyer këto kohët e fundit. Jo më larg se 1 javë më parë, mbrojtësi shqiptar shënoi një tjetër supergol me goditje dënimi, në ndeshjen kundër Heracles Almelo.