Fotografoi flamurin shqiptar në Beograd, tropojanin e kapin në doganë pas 5 muajsh

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.08.2019, 11:59

Ashtu sikurse është e kuqja për demat është edhe flamuri shqiptar dhe shqiponja dykrenare për mediat në Serbi.

Në prill të këtij viti një i ri nga Tropoja ka shkrepur një foto në Beograd, ku në makinën e tij shihet i varur edhe flamuri kuq e zi.

Por edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje, me sa duket serbët nuk e kishin harruar këtë foto, të cilën e kanë bërë edhe lajm asokohe.

E përditshmja “Kurir” shkruante përbri fotos së tropojanit:

PROVOKACIJA! Një shqiptar bëri një foto para simbolit të Serbisë në mes të natës, hapi flamurin e Shqipërisë dhe shpëtoi.”

Ditën e sotme autori i kësaj fotoje, djali nga Tropoja ka shkruar pranë redaksisë JOQ Albania dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi.

Ai shprehet:

Pershendetje JOQ! Ne prilli bana nji foto per qef ne Beograd. E bana thjesht se flamurin shqiptar e kam marr e ba foto ne cdo shtet te botes ku kam shku. Para 5 ditesh vij ne dogane Kroaci-Serbi sa më panë makinen kan ardh nja 15 polic serbë, me lidhen me çun ne zyre, gjaja e para qe me kan than çfar lidhje ke me Ballist Morinen? Un as iden ma te vogel nuk e kisha se ca ka ndodh. Me hapen Google e me tregun se kjo foto paska ba namin ne serbi krejt mediat e televizionet paskan fol at jav edhe e paskan qujt provokim te madh. Makina konfiskohet, shoferi( autori fotos) deri ne 6 muj burg! Ambasada shqiptare as telefonin nuk ta ngreh që të flas me ta! Kjo i bie qe çdo shqiptar qe ka ba foto me flamur neper vende te botes te denohet. Jemi patriota po lum per ne se cfar shteti kem qe na perfaqso!”

Më tej tropojani shpjegon se të martën që vjen pritet të dalë në gjyq, por nuk e di ende fatin e tij.

Tropojani tha:

Per momentin qe po ju shkruj jam ne paraburgim, pritet me dal ne gjyq( Akuza provokim e rradikalizem sikur thon kta). Me ndihem e nji djali nga Kosova gjeta internet t’ju shkruaj që ta dinë ku jam ata që më njohin. Kam marr një avokat dhe të martën kam gjyqin, kështu pritet të paktën.”

E megjithëse në burg, ai thotë që kjo nuk është më e rënda që mund t’i ndodhte:

Ofendimi më i madh asht se ma kan marr flamurin shqiptar që e mbaj gjithmonë me vete.”

Çfarë mund t’i themi kësaj? Ku është ambasada shqiptare në Serbi që nuk u përgjigjet qytetarëve shtetas shqiptarë kur kanë më së shumti nevojë?! /JOQ Albania

*** Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunite

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit