Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princ William, morën pjesë në një garë lundrimi për bamirësi.
Bashkë me ta ishin edhe dy fëmijët e tyre më të mëdhenj.
Një moment, në përfundim të ndeshjes, teksa të gjithë po ngriheshin nga poltronat e tyre për t'u larguar, Kate i thotë të voglës Charlotte që të përshëndesë turmën dhe mediat.
Dihet që princesha 4 vjeçe nuk e ka marrdhënien shumë të mirë me fotografët.
Kur Dukesha Kate Middleton i tha t’i përshëndeste me dorë ata, Princesha i nxori gjuhën kamerave.
Kate buzëqesh nga sikleti dhe e shtyn të bijën të ecë përpara, për të shmangur këtë veprim jo dhe aq të bukur të së voglës.
Por, si të mos mjaftonte kjo, vetë dukesha e Kembrixhit postoi videon në Instagram, duke e kthyer këtë në situatë humori e jo sikleti.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/