Mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli është zyrtarizuar si futbollist i ekipit të Tiranës.
Pas një kohe tek Skënderbeu, futbollisti është kthyer në bardheblu teksa vjen si një përforcim për këtë skuadër.
Ai do t’i bashkohet ekipit ditët e fundit të muajit gusht.
Vangjeli ka qenë pjesë më parë edhe e disa skuadrave ballkanase. Ka luajtur edhe në Greqi (Aris), Ukrainë (Chornomorets), Rumani (Astra Giurgiu).
Mbrojtësi ka të regjistruar me kombëtaren shqiptare 35 ndeshje gjithsej.