Transferimi i Romelu Lukakut te Interi ka bërë bujë të madhe në gjitha mediat sportive.
Reagimet kanë qenë të shumta, por në sy bie edhe gjesti i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.
Ky i fundit ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, teksa shfaqet me një shokun e tij të skuadrës te Greuther Furth, i cili çuditërisht ngjan nga pamja fizike me Lukakun.
Mavraj shkruan sipër fotos:
Ndërkaq, 33-vjeçari ka vendosur edhe vlerën e transferimit, të shoqëruar me një imoji që shpreh habi, duke e cilësuar këtë shifër si diçka të ekzagjeruar.