U eleminua nga personi që i mori lirinë, policia sjellje të papërgjegjshme ndaj 15-vjeçares

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.08.2019, 16:59

"Ju lutem mos më lini vetëm sërish, jam shumë e frikësuar."

Këto janë fjalët e fundit të 15-vjeçares rumune, të cilës iu hoq e drejta e lirisë më pas iu mor jeta nga një 65-vjeçar.

E mitura, Alexandra Macesanu, u shpall e zhdukur muajin e kaluar, pasi hipi në një makinë me një të panjohur për të shkuar në shtëpi.

Duke përfituar nga naiviteti i vajzës, mekaniku Gheorghe Dinca, e dërgoi atë në shtëpinë e tij në Caracal, 145 kilometra nga Bukureshti.

Në një moment, kur personi që i hoqi paligjshmërisht lirinë nuk ndodhej në banesë, 15-vjeçarja arriti të telefononte policinë 3 herë.

Audio dhe transkriptimet e thirrjeve telefonike të Alexandra-s ndaj policisë janë publikuar në faqen e Facebook-ut të dajës së saj.

Disa nga fjalët e saj ishin:

Ju lutem mos më lini vetëm sërish, jam shumë e frikësuar. Ju lutem ejani sa më shpejt, ai do të kthehet."

Por agjentja e policisë që ishte në recepsion nuk i kushtoi shumë rëndësi telefonatave të vajzës.

Ajo iu përgjigj:

Nuk mund të merrem me ty, kam telefonata të tjera."

Nëse telefonata e saj do të merrej seriozisht, policia do të kishte mbërritur brenda pak minutash në vendin ku mbahej e mitura.

Për shkak të kësaj neglizhence, 15-vjeçarja u gjet e pajetë nga policia pas 19 orësh.

65-vjeçari i mori jetën adoleshentes, për shkak se telefonoi tre herë 112.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Rumani. Mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

Shefi i Policisë, Ioan Buda dhe dy oficerë të tjerë të policisë lokale u detyruan të jepnin dorëheqjen.

Burimi: Yahoo Notizie | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit