Episodi i pakëndshëm i ndodhur rreth një jave më parë në sfidën kualifikuese të Ligës së Europës mes Universitatea Kraiova dhe Honved, nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga UEFA.
Protagonist ishte futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka i cili pas një përplasje në zonë, iu vërsul kundërshtarit duke e kapur për fyti.
Kaq mjaftoi që në sherr të përfshiheshin edhe tifozët të cilët hodhën sende të forta në fushën e lojës.
Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta dhe situata ishte kaotike. Në fund, Kraiova, ekipi i Qakës u kualifikua më tej, por nuk ia kanë hedhur dot zemërimit të UEFA-s.
Pas këtyre episodeve UEFA ka vendosur që tre ndeshjet e ardhshme Universitatea Kraiova t’i luajë pa praninë e tifozëve, ndërsa duhet të paguajë edhe një gjobë financiare prej 60 mijë eurosh.