Një ekip ndërkombëtar studiuesish zbuluan një rrezatim të pazakontë radioaktiv të regjistruar në vitin 2017, që mbuloi një pjesë të madhe të Europës dhe Rusisë.
Rreziku për shëndetin e njerëzve në Europë u konsiderua në nivele minimale, por kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për personat që ndodhen pranë origjinës së rrezatimit.
Në një artikull të botuar nga revista shkencore "PNAS", thuhet se origjina e rrezatimit bërthamor mund të jetë në fabrikën e përpunimit të plutoniumit "Mayak", që ndodhet në rajonin e Chelyabinsk afër kufirit me Kazakistanin, e cila menaxhohet nga korporata shtetërore e energjisë bërthamore ruse, Rosatom.
Autoritetet ruse kanë mohuar në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë për rrezatimin e izotopeve ruthenium-106.
Në një deklaratë për mediat, Rosatom mohoi akuzat, duke thënë:
Në vend të kësaj, zyrtarët rusë sugjeruan se ndoshta një satelit mund të jetë djegur në hapësirë, duke lëshuar izotopet.
Sipas studiuesve, grimcat e quajtura "izotopet e rutheniumit" nuk ishin zbuluar në atmosferën botërore, që prej katastrofës së Çernobilit në vitin 1986.
Burimi: Washington Post | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania