Ky është momenti epik, kur një ndjekje e zakonshme e policisë ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Oficerët e policisë po ndiqnin shoferin e një Golfi 4 të verdhë, ndërsa ky i fundit gjeti një hapësirë mes një makine dhe kamioni, duke parakaluar këtë të fundit.
Teksa ishin në ndjekje të tij, policët menduan se mund të kalonin përpara makinës, por harruan se rruga ishte me dykalimshe.
Ata u përplasën me një BMW X5, e cila po kalonte në korsin tjetër të rrugës.
Oficerët dolën nga makina dhe u përpoqën ta ndiqnin shoferin në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi.