Me temperaturat e larta që kanë ardhur me verën e këtij viti Sony ka krijuar një ‘mini kondicioner’ që mund ta merrni me vete kudo që të shkoni.
Ky lloj freskuesi i vogël ka përmasa të vogla, qëndron në pjesën e pasme të bluzës suaj dhe shpërndan ajër të freskët në shpinë.
E quajtur ‘Reon Pocket’, pajisja punon me bluetooth dhe mund të ofrojë ajër të ftohtë në verë dhe të ngrohtë në dimër.
Kondicioneri i vogël funksionon me anë të një aplikacioni dhe mund ta kontrolloni nga celulari.
Sipas kompanisë, pajisja mund ta freskojë temperaturën e trupit deri në 13 gradë Celsius. Sa i përket ditëve të ftohta, kondicioneri mund ta ngrejë temperaturën me rreth 8 gradë.
Për momentin, pajisja është në shitje vetëm në Japoni.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania