Muaji i mjaltit për pak sa nuk u kthye në tragjedi për një çift të sapomartuarish.
Clay Chastain dhe bashkëshortja e tij Acaimie ndodheshin në Karaibe me pushime kur vendosën që donin të ngjisnin Malin Liamuiga.
Të vetëm dyshja e të sapomartuarve filluan të ngjisnin majën 1128 metra të lartë. Por, për fatin e tyre të keq Clay bëri një rënie të lirë prej 15 metrash brenda një vullkani.
Në këtë moment Acaimie vërtetoi se e kishte seriozisht ku u betua se do i qëndronte pranë ‘ në të mirë e në të keq’ dhe zbriti në krater për ta shpëtuar bashkëshortin.
Pasi zbriti në kraterin e vullkanit, ajo kuptoi që Chastain kishte pësuar dëmtime në kafkë, në shtyllën kurrizore si dhe kishte humbur përkohësisht dëgjimin në veshin e djathtë.
Si duket, Clay-t i kishte buzëqeshur fati pasi rënia u zbut nga një lloj bime që ishte rritur në kraterin e vullkanit që prej shekujsh nuk ka aktivitet.
Tashmë ai ndodhet në spital ku po kurohet për plagët e marra.
Burimi:Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania