Të gjithë besoj keni dëgjuar se Behgjet Pacolli është një ndër politikanët më të pasur, por nuk besoj se e keni ditur sesa është pasuria e tij.
Lëvizja Fol ka krahasuar të ardhurat e politikanëve në Kosovë duke nxjerrë një listë të 10 më të pasurve.
Nga plot 500 zyrtarë të krahasauar ai që i kryeson është biznesmeni dhe zv.kryeministrit Behgjet Pacolli dhe sigurisht pasuria e tij është shumë. Më pas renditet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, më pas Ramush Haradinaj e me radhë.
Renditja e politikanëve sipas pasurisë:
Behgjet Pacolli, zëvendës kryeministër, me një pasuri prej 724 milionë eurosh.
Hashim Thaçi, President, me një pasuri prej 4.3 milionë eurosh.
Ramush Haradinaj, kryeministri i sapodorëhequr, ka një pasuri prej 1.9 milionë eurosh.
Hajderin Kuçi,zv/kryeministër, me 1.4 milionë euro
Fatmir Limaj,zv kryeministër,me 882 mijë euro
Bujar Bukoshi,zv/kryeministër, me 742 mijë euro
Isa Mustafa, ish kryeministër, me 651 mijë euro
Dardan Gashi, zv kryeministër,me 616 mijë euro
Dalibar Jetvic, 572 mijë euro
Edita Tahiri, 538 mijë euro