Pak muaj më parë në mediat online nisën të qarkullojnë zëra se djali i ish- Guvernatorit Ardian Fullani dhe vajza e politikanes Majlinda Bregu kanë krijuar një lidhje dashurie.
Ndonëse nga ana e Erik Fullanit dhe Kejda Ajazit nuk pati asnjë deklaratë publike rreth kësaj romance, fotot teksa frekuentonin të njëjtat ambiente i kanë “tradhëtuar” shpesh çiftin.
Duket se mes dy të rinjve ka marrë fund romanca, pasi burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se Eriku dhe Kejda nuk janë më bashkë, por duke mos bërë të ditur arsyen që çoi në ndarjen e çiftit.
Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.
Për më tepër, Eriku dhe Kejda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, gjë e cila mund të konfirmojë fundin e romancës.