Edhe panorama më e thjeshtë e më normale, ose një objekt, mund të duket si fotografi spektakolare, nëse në të kombinon artin dhe pasionin.
Të apasionuarit pas fotove, por edhe fotografët profesionistë përdorin teknika të ndryshme që fotografia që realizojnë të dalë sa më e bukur dhe tërheqëse.
Një nga teknikat që përdoret gjerësisht është përdorimi i sipërfaqeve reflektuese.
Kjo teknikë prodhon imazhe spektakolare, të cilat të magjepsin.
Më poshtë keni disa nga fotografitë më të bukura, të shkrepura në çastin e duhur, duke përdorur këtë metodë.